Lindje e Mesme, Obama: Shfrytëzojeni mundësinë e dhënë
“Kjo mundësi mund të mos vijë më në një të ardhme të shkurtër”, tha obama duke mbështetur negociatat.
Zoti Obama foli mbrëmjen e djeshme, një ditë para se të fillojë raundi direkt i bisedimeve mes liderit izraelit Netanjahu dhe liderit palestinez Abas.
Të mërkurën në darkë Obama takoi në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmud Abas, Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe Presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak.
Presidenti amerikan nënvizoi se ka punuar për të ulur në një tryezë dy liderët në konflikt pas plot 20 muajsh me “qëllim për të zgjidhur çështjet e statusit final”.
Bisedimet të cilat pritet të zgjasin rreth një vit pritet të sjellin si rezultat krijimin e një shteti të pavarur palestinez i cili do të qëndrojë paqësisht përkrah Izraelit.