Lindje e Mesme, vrull i ri për procesin e paqes
New York- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha dje se Katërshja e bisedimeve për paqes në Lindjen e Mesme do të takohet në Itali gjatë këtij muaji dhe se ai do të merrte pjesë. Duke folur gjatë një konference shtypi, Ban nuk bëri të ditur datën apo vendin, por tha se Katërshja, OKB, SHBA, BE dhe Rusia do të diskutonin mbi mënyrat për të vendosur paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.
Ministrat e Jashtëm nga klubi i G8-skanë në plan të takohen në Trieste më 26-27 qershor. Ban përsëriti se deklaratat e fundit të presidentit amerikan Barack Obama për përmirësimin e lidhjeve me botën myslimane kanë ndihmuar kauzën e paqes në Lindjen e Mesme.
" Deklaratat e presidentit Obama në Kajro i dhanë një vrull të ri procesit të paqes", deklaroi ai.