E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kartat, janë në “terr”

Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sërish sot për listën e zgjedhësve dhe personave që kanë aplikuar për karta identiteti. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS Kastriot Islami ka deklaruar se listat e personave që kanë aplikuar të publikuara nga Ministria e Brendshme, janë të pa kuptimta.

“Nuk ka asnjë vlerë për zgjedhjet shifra prej 1.3 milionë aplikimesh, kur Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të thotë që nga lista përfundimtare e zgjedhësve se cilët emra janë me pasaporte, cilët janë me letërnjoftimi dhe cilët janë as me pasaportë dhe as me letërnjoftimi”-tha zyrtari i lartë socialist.

Ai shtoi se shumë persona nuk do të kenë letërnjoftime. “Numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë shumë më i lartë se 10 për qind. Shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.”-theksoi Islami nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë.

Ai nënvizoi se në listat përfundimtare ka shumë gabime, ku ka qindra persona me moshë mbi 100 vjeç. Gjithashtu, Islami tha se ka pasaktësi në numrin e atyre shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›