E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan i mungon premierës së filmit të saj të ri

CALIFORNIA-Një prej aktorëve, Lindsay Lohan, mungonte këtë javë në Los Angeles, të Californisë në premjerën e filmit të ri, "Machete."
Po këtë javë, gjykatësja e aktores Lohan parashtroi një sërë hapash terapie, që mund të çojnë në rimëkëmbjen e yllit dhe në përfundimin e problemeve të saj 3 vjeçare me drogat. Vendimi i gjykatës mund t’i bëjë të mundur aktores që të kthehet në punë, pas një muaji burg dhe disa javë rehabilitimi. Megjithëse Lohan vetë nuk ishte Los Angeles, kolegët e saj patën plot komente për të.

"Ajo është fantastike në film, tha regjizori Robert Rodriguez. "Një aktore e mrekullueshme dhe të gjithë do të habiten prej rolit të saj. Vemendja është përqëndruar shumë tek problemet e saj dhe sikur është harruar që kemi të bëjmë me një aktore shumë të talentuar. Filmi i ri do të shërbejë si rifreskim i vemendjes tek realiteti".

Bashkë-aktori i Lohanit në film, Danny Treho mendon se ishte më mirë që ajo nuk mori pjesë në premierën e filmit:
"Nuk kam folur me të sot. Ajo po përpiqet t’i kthehet normalitetit në jetën e saj dhe që nuk ishte në Los Angeles nuk ka rëndësi".

Filmi "Machete" fillon të shfaqet në gjithë Amerikën më 3 shtator.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›