E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindsay Lohan nis sot vuajtjene dënimit, ne burg

LOS ANGELOS-Lindsi Lohan do të hyjë sot në burgun e Lynwood të Los Angeles pasi u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykatësja pasi u kap e dehur në timon.
Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë. Aktorja 24-vjeçare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverly Hills pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë.

Në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, Lohan do marrë pjesë në xhirimet e filmit për pornostaren Linda Lovelace.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›