E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabul, hapet konferenca e donatorëve

Në Kabul hapet konferenca e donatorëve me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga 60 shtete dhe organizata nderkombëtare. Mijëra forca sigurie u dislokuan përgjatë kryeqytetit afgan, para fillimit të takimit, i cili synon të tregojë se Afganistani është në gjendje të marrë kontrollin e sigurisë dhe zhvillimit të vendit. Presidenti afgan Hamid Karzai po drejton konferencën së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, i cili bën thirrje për unitet mes popullit afgan.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, e cila mbërriti në Kabul të hënën nga Pakistani, tha se konferenca do të tregojë udhëheqje dhe përgjegjësi më të mëdha afgane. Pritet që në Konferencë zyrtarët afganë të shpalosin detajet e një programi qeveritar që synon riintegrimin e luftëtarëve taleban që bien dakord të lëshojnë armët, braktisin al-Kaidën dhe pranojnë kushtetutën e vendit.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›