E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Zawahri ironizon presidentin Obama

Krahu i djathtë i Bin Ladenit, egjiptiani Ajman al-Zavahri vë në lojë iniciativen e presidentit Obama për mbajtjen në Kabul të një konference mbi sigurinë e Afganistanit. Në postimin më të fundit në internet numri dy i Al Kaidës gjithashtu deklaroi se liderët e qeverive arabe të mbledhur rreth perëndimit ishin dhe më të rrezikshëm për Palestinezët sesa Izraeli.

"I shkreti Obama vjen në Kabul e premton se Talebanët nuk do të kthehen në pushtet… I shkreti ti, po a mund të premtosh që dhe hordhitë e tua do të kthehen të sigurta në SHBA", thuhet në mesazhin audio të publikuar në internet. Deklaratat pasojnë ato të publikuara në muajin mars nga kryeterroristi që besohet se fshihet në zonën malore të Pakistanit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›