E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan zhvishet për Playboy

SHBA, 26 tetor NOA - Lindsay Lohan ka përftuar atë çka dashur për tu paraqitur e zhveshur.

Kanë zgjatur prej shumë muajsh tentativat e Playboy për të fotografuar aktoren ashtu siç nëna natyrë e ka krijuar.

Fillimisht oferta ishte prej 750 mijë dollarë, por Lohan nuk pranoi duke kërkuar 1 milionë dollarë.

Siç bëhet e ditur nga siti TMZ, akordi është arritur dhe me sa duket janë kryer dhe disa fotografi.

Në krahun tjetër vetë Lindsay Lohan ka pohuar: “As mund të pohojmë dhe as mund të përgënjeshtrojmë diçka të tillë”.

Me pak fjalë po pritet vetëm momenti i duhur për të zyrtarizuar këtë lajm bombastik.

r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›