E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic Mund te bisedojme per gjithcka

Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se ekipi i tij është gati të bisedojë cdo temë në dialogun që ka nisur me palën kosovare.

“Ne jemi të lirë të bisedojmë për cdo gjë dhe nga unë nuk do të dëgjoni kurrë deklarata të tipit ‘jo, kjo është e papranueshme’. Mendoj se pala tjetër duhet të ketë të njëjtin qëndrim dhe të mos synojë njohjen e së ashtuquajturës pavarësi, sepse këtë nuk do ta arrijë kurrë”, ka pohuar Stefanovic.

Në një intervistë për gazetën “Blic”, Stefanovic ka theksuar se cështja e statusit është e pashmangshme, pasi ajo është thelbi i cdo teme.

“Deri tani secila palë i përmbahet pikëpamjes së vetë për statusin, por problemi lind atëherë kur njëra palë, kryesisht ajo e Prishtinës, insiston që të konfirmojë pikëpamjen e saj për statusin”, ka nënvizuar Stefanovic.

“Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjeve të ndërtojmë strukturën e së ashtuquajturës pavarësi, por të zgjidhim problemet konkrete përmes parimeve dhe standarteve evropiane”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›