Linja e Unazës me 10 autobuzë të rinj

Të gjithë udhëtarët që zgjedhin linjën e Unazës për të udhëtuar drejt itinerarit të ditës tani më kanë në shërbimin e tyre 10 autobusë të teknologjisë më të re me kilometrazh zero të cilët ofrojnë komoditet, ajër të kondicionuar dhe shërbime sa më korrekte.
Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama pasi ka vlerësuar para drejtuesve të transportit dhe linjave urbane këtë rritje të cilësisë së shërbimit u shpreh se kjo është hapja e reformës radikale që do të shtrihet përgjatë muajve në vijim në mbarë linjat e kryeqytetit.
Vetë kryetari i bashkisë së kryeqytetit preferoi të zgjedhë për disa minuta udhëtimin në autobus me urbanët e rinj duke ftuar dhe shumë nga drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta të lehtësojnë trafikun.
Autobusët e teknologjisë së lartë do të jenë në total 30-të për linjat e tjera të urbanëve dhe ofrojnë hyrje të lehtë dhe platformë të sheshtë për njerëzit me aftësi të kufizuar, siguri në bord, sisteme monitorimi me kamera si dhe kontroll dhe menaxhim. Linja e unazës përballet me fluksin më të lartë të pasagjerëve dhe pritet që ky investim të garantojë dhe shpejtësinë e shumpritur nga pasagjerët siç është dhe frekuenca e lëvizjes.