E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunoi vajzën vetëm 8-vjeç, në pranga 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi akuzohet për abuzim me të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, Panajot Anagnosti, banues në fshatin Kranë të Delvinës pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 8-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
 

Sipas policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së 47-vjeçarit, shtetases K.C. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka bërë dhe denoncimin e krimit të rëndë një ditë më parë, ndërsa vetë ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë.

Ndërkohë edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale.
 

Menjëherë pas denoncimit forcat e policisë së komisariatit të Delvinës kanë nisur kërkimet ndaj të 47-vjecarit dhe rreth orës 2:00 të natës kanë bërë dhe arrestimin e tij në fshatin Mesapotam të Delvinës.
 

Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Sarandës për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›