E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja për mbrojten e fëmijëve shtrihet në gjithë vendin. Topi: Të merren më shumë masa

400 telefonata ne dite ose 17 te tilla ne ore nga femije te dhunuar apo deshmitare te ngjarjeve abuzive, pret zyra e ngritur nga qeveria shqiptare qe prej qershorit te nje viti me pare. Tashme linja ‘Alo 116’, ne ndihme te femijeve shqiptare e ka shtrire rrjetin e saj ne te gjithe vendin.

Linja e telefonit per femijet, tashme ka zgjeruar shërbimet e saj, ne ambientet e reja prane Qendres per Mbrojtjen e Femijeve ne Shqiperi. Ne inagurimin e zyrave te reja ka marre pjese dhe zonja Teuta Topi, e cila i ka bere apel qeverise dhe strukturave te saj, te marrin masa per reduktimin e rasteve te dhunes qe raportohen.

”Kemi akoma probleme të dhunës në shoqëri, në familje. Prandaj ka dalë shumë e domosdoshme që të gjithë sebashku, qeverisë, shoqërisë civile, të japim ndihmën tonë, duke i përkrahur, duke i mbështetur, duke i dëgjuar” tha zonja Topi.

Ne kete ceremoni ka marre pjese dhe perfaqesuesi i UNICEF ne vendin tone, i cili ka mbështetur mesazhin e zonjes Topi, duke thene se linja e telefonit “Alo 116” e cila ofrohet falas, eshte pjese e nje sistemi te tere per mbrojtjen e femijeve.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›