Topalli në Turqi, takim me Erdogan
"Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon", kështu është shprehur kryeministri turk Taip Erdogan gjatë një takimi të vecantë me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Turqi si e ftuar në samitin botëror "Të drejtat e grave lidhin lindjen me perëndimin".
Kryeministri turk ka thënë se në katër vitet e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që ai ka vizituar më shpesh. Në bisedën mes tyre u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok, gjithashtu u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme të krijuar që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliardë dollarëve, të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Turqi, kryetarja e Parlamentit ka patur takime me personalitete turke por edhe të vendeve të ndryshëm, të pranishëm në aktivitetin për të drejtat e grave. Një takim i tillë ishte ai me homologen e Pakistanit, Fahmida Mirza. Gjatë bisedës mes tyre u theksua se të drejtat e grave duhet të vendosen si prioritet ne axhendën e Parlamenteve, duke e konsideruar këtë si një cështje të demokracisë.
Taulanta Boja < I mëparshmi