PE, rregullore të re për liberalizimin e vizave
BRUKSEL- Parlamenti Europian miraton një rregullore të për vizat, e cila lehtëson lirinë e lëvizjes për qytetarët jo europianë. Regullorja e miratuar në bazë të raportit të parlamentarit Carlos Coelho do të hyjë në fuqi më 5 prill.
Regullorja e re i lejon një shtetasi jo europian mbajtës i vizave afatgjata, të tipit D, të udhëtojë në gjithë vendet Shengen, pavarësisht se në cilin shtet hyn fillimisht. Sipas rregullores së mëparshme një student psh që studionte në Belgjikë, nuk mund të udhëtonte dot në Holandë qoftë dhe për të parë një bibliotekë.
Ky kufizim tashmë hiqet. Megjithatë rregulli në fjalë nuk aplikohet për vendet jashtë Shengen, Britani, Irlandë etj. Rregulli në fjalë i mundëson shtetatit jo nga BE, që të qëndrojë tre muaj brenda një periudhe 6 mujore në të njëjtat kushte kur ka leje qendrimi. Parlamentarët thanë se liria e shtuar e lëvizjes nuk duhet të përbëjë rrezik për BE, pasi janë në funksion gjithë sistemet e kontrollit. Rregullorja në fjalë u miratua me 562 vota pro dhe 29 kundër e 51 abstenime.
(m.a/News24/BalkanWeb)