Linjë fluturimi e drejtpërdrejtë Amsterdam – Tiranë

Zhvillimet më të fundit në fushën e Turizmit në Shqipëri dhe nisja e fluturimeve të linjës së drejtpërdrejtë Amsterdam – Tiranë ishin në qendër të takimit të zhvilluar të martën nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela me ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.
Drejtoresha e AKT-së, bëri një pasqyrim të zhvillimeve të sektorit të turizmit në Shqipëri. Ajo e informoi ambasadorin Vos lidhur me organizimin e një Fam tripi për delegacionin e kompanisë “Transavia” nga AKT, në datat 15-17 prill në disa nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipëri, me rastin e ceremonisë inauguruese të fluturimeve të linjës Amsterdam – Tiranë.
Ambasadori holandez u shpreh se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj, pasi ka përparuar në zhvillimin e turizmit rural, agroturizmit dhe turizmit të aventurës.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela theksoi rëndësinë e Kalendarit Kombëtar të Eventeve TEA, i shpërndarë në 76 vende të botës. TEA është tashmë udhërrëfyese për turistët e huaj, me aktivitete përgjatë gjithë vitit.
( Sipas ATSH )
/ rtsh.al /