E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria, rol të rëndësishëm në Korridorin Jugor të Gazit

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është zgjidhja e vetme ndaj krizës, me të cilën po përballet 
sektori i energjisë në Evropë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i ftuar nga homologu hungarez, Péter Szijjártó, në Forumin Ballkanik të Budapestit, 
nënvizoi kapacitetin e Shqipërisë për prodhimin e energjisë nga uji, por edhe nga dielli e era.

“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Korridorin Jugor të Gazit, veçanërisht përmes 
Gazsjellësit Trans – Adriatik. Është një model i bazuar në diversifikimin,ku energjia shërben si katalizator për hapjen e rrugëve të duhura për 
tregtinë dhe diplomacinë”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar theksoi se, përfshirja e Shqipërisë në rrugët kryesore energjetike të kontinentit, i jep asaj potencial për t’u 
kthyer në një nyje të rëndësishme strategjike.

“Është koha që ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm të punojmë për prodhimin e energjisë brenda vendit, por edhe të bashkërendojmë 
strategjitë e të kthehemi në potencial kryesor të sigurisë energjitike për Evropën”, nënvizoi Ministri.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›