E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkit bankën për një dollarë!

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 18:30

Një shtetas amerikan ka hyrë në një bankë në Gastonia, në Karolinën Veriore dhe i ka dorëzuar punonjëses së sportelit një shënim ku shkruante: “Kjo është një plaçkitje, ju lutem më jepni vetëm një dollar”.

Pas marrjes së dollarit grabitësi, me shumë mirësjellje i kërkoi punëtores që të thërriste policinë.

Grabitësi James Verone, një 59 vjecar i papunë me probleme shëndetësore, i ka treguar policisë se nuk mundë të paguante shpenzimet spitalore për kurimin e një mase në gjoks dhe frakturën e diskut në këmbën e majtë.

Mungesa e një sigurimi shëndetësor i bënte edhe me të kushtueshme shpenzimet spitalore.

Kështu që për të përfituar një sigurim shëndetësor duhet të përfundonte në burg, ku shteti ofron një mbulim të plot të shpenzimeve mjekësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›