E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luana rikthehet me shpejtësi

Kohët e fundit Luanën e kemi parë shumë pak të angazhuar në ekran, për shkak se ajo vetë e ka kërkuar këtë në një farë mënyre. Bukuroshja e “Top Channel”, vendosi që këtë vit në listën e prioriteteve të vendoste të parën shkollën, ndaj dhe ftesave që i erdhën nga brenda kompanisë u tha ‘jo’, duke mos lënë për asnjë moment angazhimin e saj si prezantuese e motit çdo pasdite pas lajmeve.

Mirëpo, këtë të diel u shënua edhe rikthimi i Luanës në ekran, e cila, ashtu si e motra, do të drejtojë një emision që i dedikohet sportit. Luana nga sot filloi emisionin dedikuar shpejtesise, ''Formula 1''. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›