E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lioni hedh në erë milionat e Realit

Ndeshja e kthimit e luajtur në Madrid ka përfunduar në barazim 1-1, ndërkohë që takimi i parë ishte fituar nga Lioni me rezultatin minimal 1-0.

Golin e parë të kësaj mbrëmjeje e shënoi për vendasit Kristiano Ronaldo që në minutën e 6-të, duke krijuar iluzionin sikur Reali do ta kishte të lehtë kualifikimin. Por, në minutën e 75-të Pjanic vjen që nga thellësia e mbrojtjes së Lionit për të “shpërdoruar“ mbi 300 milionë eurot që ka shpenzuar Reali këtë sezon.

Rezultati barazohet në 1-1, dhe madrilenëve i duhej të shënon edhe dy gola për te siguruar kualifikimin, mision që me kalimin e minutave dukej i pamundur. Për më tepër, në minutat e fundit të takimit Lioni i lejon vetes luksin për të shpërdoruar edhe dy raste të pastra për të shënuar, që mund të turpëronin akoma më shumë eliminimin e Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›