E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shembje masive dheu tek Currilat

Në momentin e ngjarjes, në ndërtesë nuk ka pasur njerëz pasi ajo shërbente si lokal. Kjo ka bërë që të mos kishte viktime, për shkak se në atë orë lokali ishte i mbyllur.

Shembjet masive kanë nisur sot në orët e para të mëngjesit, të ndikuara edhe nga reshjet e shumta të shiut të rënë gjatë natës. Situata më problematike është në vendin e quajtur Currilat në Durrës, ku është bllokuar edhe rruga. Pothuajse 800 metra rrugë është bërë e pa kalueshme, ndërkohë që rrëshqitjet vijojnë ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›