E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri zgjeron kompetencat e SHISH

Ligji i ri parashikon që kreu i SHISH duhet të ketë një mandat 5-vjeçar, vite këto të kryera në këtë post nga Shaqiri.

Kryeministrit Sali Berisha i duhet të zgjedhë nëse do të emërojë drejtor të ri të shërbimit sekret, ose do të vendosë së të ripërtërijë mandatin e drejtuesi aktual të këtij shërbimi. Gjithsesi, për kreun e qeverisë, të gjitha alternativat janë në tavolinë, pas miratimit të ligjit të ri. E nëse më parë, mandati i kreut të SHISH ishte i pa përcaktuar dhe ai emërohej nga presidenti i Republikës, ligji i ri ka bërë që ashtu sikurse të gjitha postet e tjera shtetërore, edhe ai i Shërbimit Informativ të jetë me mandat, në rastin konkret 5-vjeçar.

Në bazë të vendimit të komisionit të Ligjeve, 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit, kryeministri duhet t’i propozojë presidentit emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të SHISH-it. Gjatë mbledhjes së djeshme të anëtarëve të komisionit të Ligjeve, ku ishin të pranishëm vetëm deputetët demokratë, është diskutuar nen për nen të gjitha pikat e ligjit të ri. Gjatë shqyrtimit, nuk ka pasur ndryshime thelbësore, përveçse ka saktësuar kompetencat e shërbimit informativ në rastet kur cenohet siguria kombëtare.

Në disa drejtime, shërbimit informativ i jepen disa kompetenca shtesë, për shembull, ligji i ri nuk e vë SHISH-in në rol mbështetës, por përcakton që shërbimi në fjalë duhet të jap informacion policisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit. Për sa i përket korrupsionit, shërbimi mbledh informacion për zyrtarët vetëm në ato raste kur cenohet siguria kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›