E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lioni likujdon Realin, 1-0 ndeshja e parë

Goli vendimtar u shënua nga Makun me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Reali ishte larg formës së vet, ndërkohë që duhet të falënderojë portierin Kasijas që bëri disa pritje vendimtare.

Lioni nga ana e tij zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku pati mundësi të fitonte edhe më thellë. Megjithatë fitorja 1-0 megjithëse e ngushtë në dukje, është një hap shumë i rëndësishëm drejt ndeshjes së kthimit në Bernabeu më 10 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›