E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Shqipëria të jap sqarime për krimet e bujshme

Për këtë arsye, në vendin tonë ka mbërritur raportuesi i posaçëm i komisionit të OKB-së Philip Alston, i cili do të mbledhë informacione deri më datë 23 shkurt.

Ai ka zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, Ermi Dobjani ndërsa ka vizituar edhe Shkodrën, ku ka marrë informacione të detajuara mbi gjakmarrjen.

Informacione kërkohen edhe për gjyqin në lidhje me zhdukjen e dyshuar me forcë të Remzi Hoxhës, shpjegime mbi dyshimet se Shërbimi Sekret Shqiptar ishte përfshirë [ne ngjarjet e dyshuara te qershorit 1999 dhe se UÇK shfrytëzonte objektet e paraburgimit ne Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, raportuesi i OKB-së do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në Ministrinë e Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›