E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, prodhimi industrial pëson rritje të papritur

Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) deklaroi se prodhimi industrial u rrit me 0,5 për qind gjatë muajit qershor, pas një rënieje prej 0,7 për qind gjatë muajit maj, një rritje shumë më e lartë se parashikimet e bëra nga analistët.
    
Megjithatë, prodhimi industrial mbetet rreth 11,1 për qind nën nivelet e vitit të kaluar.
    
ONS-ja deklaroi se rritja mujore nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar diçka në tablonë e të dhënave mbi GDP-në britanike për tremujorin e dytë të këtij viti, që paraqitet me rënie më të madhe se parashikimet e muajit të kaluar prej 0,8 për qind.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›