E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bllokohet pajisja me pasaporta biometrike

Drejtuesit e Bashkisë Shkodër njoftuan nëpërmjet një komunikate për shtyp se firma e lartpërmendur nuk po i përgjigjet kërkesave. Bashkia nga ana e saj thekson se ka marrë të gjitha masat e nevojshme, dhe është “SAGEM” që po zvarrit procesin duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Ky defekt vjen në një kohë kur shënohet fluksi më i madh i qytetarëve që kërkojnë të pajisen me pasaporta, sidomos emigrantët, të cilët kanë edhe kohën e kufizuar.

Tjetër detaj është edhe zvogëlimi i numrit të sporteleve të aplikimit, nga nëntë në tre. Në lidhje me gjendjen e krijuar, drejtuesit e SAGEM-it në Shkodër nuk japin asnjë sqarim.

Duke mos ditur ku të ankohen, me qindra qytetarë u janë drejtuar zyrave të Bashkisë së Shkodrës, ku kërkojnë sqarime për situatën, por aty nuk kanë marrë përgjigje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›