E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe integrimet euroatlantike

Nga Edona Peci

"Kosova eshte shume larg gjendjes, ne te cilen ndodhej para 10 vjetesh, por eshte edhe ende larg gjendjes, ne te cilen pritej te ndodhej 10 vjet me vone". Ky eshte njeri nga konstatimet ne konferencen nderkombetare me teme "Kosova drejt integrimeve euroatlantike - dhjete vjet pas nderhyrjes se NATO-s", e cila u mbajt ne Prishtine.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosove me 24 mars te vitit 1999, nga njohesit e proceseve politike dhe hisedaret e procesit te shtet-berjes se ketij shteti, vleresohet si nje kthese e madhe historike per vendin, e cila, sic thuhet, i dha Kosoves lirine dhe ia hapi rrugen asaj per te shpallur me vone pavaresine. Sidoqofte, 10 vjet me pas, sipas tyre, mbesin akoma shume sfida per shtetin e Kosoves, sikurse ne rrafshin e brendshem, ashtu dhe ne ate te jashtem.

Akademik Esat Stavileci vlereson se Kosova, ndonese ka nje status te definuar, vazhdon te jete ne nje proces ende te paperfunduar. Ai thote se problemet aktuale ne Kosove shtrihen ne tri dimensione. "Kosova ende eshte, sic shprehem une ne menyre figurative, me dhembje te vazhdueshme koke. E para, per shkak te mosshtrirjes se pushtetit, ligjit dhe kontrollit ne te gjithe territorin e saj; per shkak te pranise relativisht te fuqishme civile nderkombetare, dhe e treta, per shkak te nderhyrjeve te panderprera te pushtetit serb ne jeten politike ne Kosove", konsideron Stavileci.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosove, te ciles i kishin paraprire nje varg perpjekjesh te perfaqesuesve kosovare, si dhe te diplomateve nderkombetare, per arritjen e nje marreveshjeje, permes se ciles do te ndalej lufta, sipas deputetit nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, Rame Buja, ka qene zgjidhja e vetme e realizueshme. Buja, i cili ishte pjesemarres ne Konferencen e Rambujese, kujton procesin e atehershem. "Ne fakt, ne konferencen nderkombetare ne Rambuje u harxhuan te gjitha mjetet tjera per te realizuar paqen dhe lirine ne Kosove. Andaj, komuniteti nderkombetar, permes NATO-s, u shtrengua qe te kaloje ne mjete te tjera. U realizua liria dhe pas nje kohe relativisht te gjate u realizua pavaresia, dhe sot jemi ne kete pozicion ne te cilin jemi", shprehet Buja, duke shtuar se prezenca e NATO-s ne Kosove do te jete e nevojshme per nje kohe te caktuar.

Keshtu pohon dhe kryetari i Keshillit Atlantik te Shqiperise, Arian Starova, i cili thekson se tensionet aktuale ne pjese te caktuara te vendit e bejne te pashmangshme vazhdimin e pranise se NATO-s ne Kosove. Ai mendon se nderhyrja e Aleances Veri-atlantike ne Kosove i ka sjelle paqe dhe stabilitet jo vetem vendit, por mbare rajonit. "NATO ka bere qe ne rajonin tone askush te mund te mendoje me per luftera. Natyrisht se ka konflikte dhe perplasje interesash. Sic e dime te gjithe, jo shume larg prej Prishtines eshte Mitrovica, ku ka ende tensione. Por, askush nga ne nuk beson qe neser do te kete nje lufte, sepse prania e NATO-s, trysnia nderkombetare dhe menyra e zhvillimit te ngjarjeve, tregojne qe edhe vete serbet jane ne terheqje", thote Starova.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›