E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi: Kasano nuk do të jetë pjesë e kombëtares italiane

Tekniku i kampionëve të botës i ka dhënë fund diskutimeve të shtruara në mediat italiane, të cilat po ushtronin një trysni për grumbullimin e Kasanos në kombëtare, duke parë performancën e tij të shkëlqyer me skuadrën e Sampdorias në kampionat.

“Më vjen keq! Kasano është një djalë shumë i mirë, por unë kam idetë e mia për ndërtimin e skuadrës. Ai mund të grumbullohet vetëm nëse paraqitet ndonjë situatë e jashtëzakonshme”, deklaron Lipi.

Madje, tekniku italian shkon më tej, duke i krahasuar mediat me partitë politike, ku secila paraqet kandidatin e vet për në kombëtare.

“Arsyeja se pse nuk jap shpjegime për zgjedhje e mia, është se kjo do të krijonte edhe situata të tjera. Kam idetë e mia personale”, përfundon trajneri Marçelo Lipi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›