E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 28 Nëntori, Shqipëria feston 97 vjetorin e Pavarësisë

Më 12 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali së bashku me patriotët e tjerë ngritën flamurin e pavarësisë në Vlorë. Ky qytet do të jetë sot epiqendra e festimeve, ku Ministria e Kulturës ka planifikuar një sërë aktivitetesh.   

Ndërkohë, si gjithë vitet e tjera e djathta shqiptare feston sot edhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë së bashku me festën e Pavarësisë.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pritet që në orën 10:00 të bëjë homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Në këtë ceremoni do të jetë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pas këtij homazhi, z. Topi do të zhvillojë vizita në familjen e Dëshmorit Myslym Shyri dhe në familjen e dëshmorëve Manastirliu.

Ndërsa kryetari i opozitës shqiptare, z. Edi Rama do të jetë në Vlorë për të festuar ditën e Pavarësisë.

Këtë vit në qytetin e Vlorës në përkujtim të 28 Nëntorit kanë mbërritur edhe shumë shqiptarë nga Kosova. Gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare e Morinës kanë kaluar rreth 800 shtetas me destinacion Vlorën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›