E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat rrisin lëvizjet në kufirin e Kakavijës

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, kanë hartuar një plan masash të përbashkëta për mbarëvajtjen e lëvizjes në pikat e kalimit, ne akset rrugore, si dhe për sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen.

Duke filluar nga dje, në të gjitha akset rrugore janë shtuar patrullat e qarkullimit, duke i mbuluar këto akse me shërbim 24 orë për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›