Luis Filipe Skolari i thotë lamtumirë Çelsit
Londër - Rezultatet e dobëta të Çelsit kanë bërë kurban trajnerin brazilian, Luiz Felipe Skolari, të cilit mbrëmë i është komunikuar shkarkimi nga drejtuesit e klubit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare të tij.
“Luiz Felipe Skolari është shkarkuar nga posti i trajnerit të Çelsit. Fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës ishin shkatërruese në këtë moment thelbësor të sezonit, dhe me qëllim që të mbetemi konkurrent për trofe vendosëm që këtë ndryshim ta bëjmë tani. Tashmë ka filluar edhe kërkimi për një trajner të ri dhe shpresojmë që së shpejti ta gjejmë atë”, citohet në websiten e klubit.
Gjithashtu, bëhet e ditur se deri në gjetjen ne trajneri të ri vendin bosh të Skolarit do ta mbajë zëvendës trajneri, Rej Uilkins. Ka zëra në mediat ishullore se në vend të trajnerit Skolari do të ulët holandezi, Gus Hidink, apo izraeliti i cili ka qënë edhe më parë trajner i Çelsit, Avram Grant. Për momentin këto zëra nuk janë konfirmuar nga vetë drejtuesit e klubit.