E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipjan arrestohen tre aktiviste te Vetevendosje


Policia e Kosoves ka arrestuar tre aktiviste te Levizjes Vetevendosje ne Lipjan ndersa ata po nderronin flamujt e shtetit te Kosoves me flamuj kombetare. Lajmi behet e ditur permes nje komunikate per mediat te Levizjes Vetevendosje.

Aktivistet e arrestuar jane Nderim Matoshi Astrit Fazliu dhe Qendrim Kastrati. Ata u arrestuan nga dy police civile serbe shume afer stacionit policor dhe per momentin akoma jane nen arrest thuhet ne komunikate.

Kjo levizje e konsideron flamurin e Kosoves flamur te kontrabanduar dhe te imponuar per te cilin nuk eshte pyetur populli asnjehere prandaj edhe nuk eshte i tij prandaj ky aksion i Levizjes Vetevendosje i nisur do te vazhdoje ne menyre qe gjate festes kombetare Dites se Flamurit Kosova te jete e dekoruar vetem me flamuj kombetare.

Nderkohe zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani ka theksuar se ne Lipjan eshte hapur procedura ndaj tre personave nen akuzen largim i simboleve shteterore.

Te tre personat te cilet sipas Kelanit ne polici kane thene se nuk i perkasin asnje subjekti politik apo joqeveritar jane liruar dhe ndaj tyre do te zhvillohet procedura e rregullt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›