Ngrihet pema e Vitit te Ri ne qender te Nju Jorkut

Festa e falenderimeve ne Shtetet e Bashkuara po afrohet por megjithtae ketu kane filluar te shihen disa shenja te Krishtlindjeve. Kjo ishte pershtypja e krijuar ne Qendren Rockfeller te Njew Yorkut ku punetoret vendosen me kujdes nje bredh norvegjez 22 metra te larte i cili kur te ndizen dritat do te jete nje nga ikonat me te njohura dhe te dashura te New Yorkut.
Ne mes te turisteve te shumte kuriozeve dhe kalimtareve si dhe ekipeve televizive te dhjetra mediave nje punonjes ndertimi qe dukej i lodhur e hedh veshtrimin lart drejt vincit gjigand qe sapo vendos pemen e Krishtlindjeve ne sheshin Rokfeller. Ai fshin djersen mbi balle dhe jep nje raport mbi statusin e pemes qe eshte zbukuruar tashme me 30 mije drita dhe me yllin e kristalit qe do ta ndricoje ate me 30 nentor.
Nuk ka ardhur ende festa e falenderimeve dhe ne i kemi filluar tashme pergatitjet per Krishtlindjet.
Me mire heret se sa vone thote njujorkezi Stiv qe shikon pemen qe ndricon.
Une mendoj se eshte mire ta vendosesh pemen heret dhe ta zbukurosh disa jave para festes. do te ishte Krishtilindja pa pemen e ndricuar ne Rockfeller Center Ajo eshte pjese e kultures se Nju Jorkut.
Por pema nuk eshte vetem per njujorkezet. Tik dhe Xhesika psh rreth moshes 20-vjecare jane nga Bloomington i Indianes dhe ata kane ardhur ne Nju Jork ku do te vizitojne mes te tjerash edhe sheshin Times Square Empire State Building dhe shfaqje te Broadway-t.
Natyrisht qe ne erdhem per te pare edhe Qendren Rockfeller dhe qelluam ketu kur po vendosej Pema e Krishtlindjeve. Kjo eshte ikone e Nju Jorkut.
Per Karol dhe Noelin nga Palm Springs i Kalifornise nuk ishte rastesia apo permasat e pemes qe i solli ata ketu.
Na terhoqi era e pishes. Kishim zgjedhur kohen me te pershtatshme per te ardhur ketu. Por mendoj se dekorimi i degeve mund ti rendoje dhe ato te ulen nga pesha.
Per zjarrfikesin Piter Akton dhe familjen e tij dita e vendosjes se pemes ne sheshin Rockfeller ishte emocionale sepse pema ishte rritur ne token e tyre ne zonat rurale te shtetit te Nju Jorkut.
Pema eshte nga shtepia jone. Ajo u rrit tek oborri yne per me teper se 70 vjet. Ajo ka qene pjese e shtepise sone kemi bere piknik prane saj dhe jemi shume te gezuar qe kete sezon festash qe ate do te kene rastin ta admirojne njerez nga e gjithe bota.
Djali i tij Simus thote se pema eshte nje dhurate per qytetin.
Pema eshte dhurate per qytetin. Jam i kenaqur qe ne shtepine time nuk do te vijne me cdo specialiste per te pare pemen qe do te zgjedhin per te vendosur ne sheshin Rockfeller. Dua ti kthehem perseri jetes sime normale.
Nje koment ky i vertete per frymen e gezuar te stines se Krishtlindjeve qe po afrohet por qe per disa behet teper e lodheshme kur mbaron.