Zgjedhje dhe kolere presidenti ben apel per pjesemarrje ne votime
Haiti 28 nentor NOA - Presidenti ne largim i Haitit Rene Preval i ka bere thirrje qytetareve te vendit te tij te marrin pjese ne zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen sot.
Ne nje fjalim televiziv Preval tha se votimi i sotem eshte nje date e rendesishme per te ardhmen e Haitit. 47 milione haitiane jane te thirrur sot te votojne per pasuesin e presidentit te vendit Preval i cili pas dy mandatesh nuk mund te kandidoje me. Nderkohe do te zgjidhen edhe mandatuesit e rinj te 99 vendeve ne parlament si edhe 11 nga 30 senatoret e vendit.
Votimi i sotem eshte erresuar nga epidemia e koleres nga e cila kane humbur jeten 1600 vete qe nga tetori ketij viti. Fushata zgjedhore u shoqerua me akte dhune mes perkrahesve te partive te ndryshme.
NOA