E Diel, 1 Nëntor 2026

Lippi: “Napoli luan futbollin më interesant”

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, pohoi se është Napoli, skuadra që luan futbollin më interesant në Serie A, pavarësisht se Inter kryeson i vetëm kampionatin italian.

“Kanë shpejtësi dhe vertikalizime. Janë në rrugën e duhur dhe rritja e lojtarëve vazhdon”.

Në lidhje me listën prej 30 kandidatëve për të fituar “Topin e artë” të publikuar në revistën franceze të futbollit “France Football”, Lippi thotë: “Toni është duke përjetuar një moment të vështirë me Bayern. Një qendërsulmues me karakteristikat e tij varet shumë nga skuadra”.

“Ibrahimovic? Është një lojtar i madh, por ka nevojë të fitojë diçka të rëndësishme në nivelin ndërkombëtar, përndryshe do të jetë e vështirë të fitojë ‘Topin e artë’. Kur Italia fitoi Botërorin (2006), Cannavaro fitoi si ‘Topin e artë’ ashtu dhe ‘Fifa World Player’. Lojtari më i fortë në botë në këtë moment? Leo Mesi”.

Lippi flet edhe për Kombëtaren e Botërorin e ardhshëm (2010). “Ëndërroj një finale kundër Brazilit, por besoj se dhe Argjentina, edhe pse ka ndërruar trajnerin është shumë e rrezikshme. E dëshmoi në Gjermani”.

E Hene, 20 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›