Valencia në kryeson në kampionatin spanjoll
Nga Altin Latifi
Valencia u ngjit e vetme në krye të kampionatit spanjoll pas fitores 4-0 ndaj Numancias. Ndërkohë, kanë arritur të fitojnë edhe Reali me Barcelonën, që vazhdojnë të jenë tre pikë mbrapa vendit të parë.
SPANJA- David Vija shënoi golin e tetë në 7 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, duke ndihmuar skuadrën e tij të ruajë kreun e klasifikimit. Valencia fitoi 4-0 ndaj modestëve të Numancias, në një ndeshje që ajo e dominoi nga fillimi në fund. Vija shënoi dy herë në këtë sfidë, ndërsa ndihmoi edhe Matën të realizonte golin e dytë. Kjo ishte fitorja e gjashtë në 7 takime për skuadrën e drejtuar nga Unai Emeri, që ende nuk njeh asnjë humbje në Primera Divizion. Fitorja u bë edhe më e vlefshme pas barazimit mes Espanjolit dhe Vilarealit ditën e shtunë.
Një fitore të rëndësishme arriti edhe Barcelona, që në transfertë mposhti 1-0 Atletikon e Bilbaos. Ka mjaftuar një gol i kamerunasit Samuel Eto që katalanasit të dalin me tre pikë nga stadiumi bask. Bilbao pati disa mundësi të mira për të shënuar, por në fund fitorja i takoi skuadrës mike.
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo mes Atletikos së Madridit dhe Realit, përfundoi me fitoren 2-1 të kampionëve në fuqi. Ndeshja dhuroi emocione dhe një betejë të vërtetë në fushën e lojës. Rud Van Nistelroi shënoi pas vetëm 40 sekondash, duke bërë të heshtë Vicente Kalderon. Në minutën e 30-të Atletiko mbeti me 10 futbollistë, pasi Luis Perea goditi me grusht Uesli Shnajder. 9 minuta më vonë forcat në fushë u barazpeshuan, pasi edhe Van Nistelroi mori karton të kuq për shkak të një ndërhyrje me takë në adresë të portugezit Manike. Simao barazoi rezultatin në minutën e fundit, me një goditje dënimi të ekzekutuar bukur. U duk se Atletiko do të merrte të paktën një pikë nga kjo ndeshje, por në minutën e fundit shtesë, Xhon Heitinga rrëzoi në zonë holandezin tjetër Roston Drente. Nga pika e bardhë Gonzao Higuain nuk ka falur dhe Reali ngjitet kështu në kuotën e 16 pikëve. Atletiko e Madridit nuk fiton që prej vitit 1999 ndaj rivalëve të qytetit. Në ndeshjet e tjera, Sevilja fitoi 1-0 në transfertë me Almerian, ndërsa Betis mori fitoren e parë duke mposhtur 3-0 Majorkën.
(a.r/balkanweb)