E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi: Nesta nuk kthehet në përfaqësuese

Alessandro Nesta nuk do t'i bashkëngjitet përfaqësueses së Italisë për Kampionatin e ardhshëm Botëror- ka deklaruar të hënën Marcello Lippi.
Trajneri i kombëtares italiane ka shpresuar që mbrojtësi i Milanit do të ndërrojë mendje për t'u kthyer në përfaqësuese, mirëpo pasi e ka shqyrtuar ofertën e Lippit, Nesta e ka refuzuar atë.
"Ai më tha, sipas meje në një mënyrë definitive, se ai nuk mendon se duhet të kthehet. Më vjen keq sepse dëshiroja edhe një rast, por unë e respektoj vendimin e tij", ka thënë Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›