Liqeni i Pogradecit josh turistë të shumtë

Pogradec, 1 gusht - Mijëra turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur liqenin e Pogradecit (pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit) për të kaluar pushimet verore. Shumë familje kanë zgjedhur Pogradecin nisur nga kushtet e mira që ofrohen kundrejt një pagese të pranueshme dhe të përballueshme për buxhetin familjar. Turistët thonë se preferojnë klimën e këtij qyteti, ndërsa kostoja ditore nuk është shumë e lartë, raporton Ballkanwebi.
“Këtu janë çmimet më të ulëta në krahasim me Durrësin dhe Golemin. Pogradeci na pëlqen për ajrin dhe kostoja e një dite në Pogradec është e përballueshme”, thonë turistët.
Qyteti i Pogradecit është dyfishuar në numër pas mbërritjes së turistëve.