Rrahet gazetari Aldo Bregasi

Patos, 31 korrik - Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në aksin Ballsh-Patos. Gazetari me origjinë shqiptare, Aldo Bregasi është rrahur derisa kthehej nga Greqia. Bregasi, gazetar pranë “Ipirotikos Agon”, ka qenë duke udhëtuar bashkë me familjen për tu kthyer në Shqipëri për pushime, por në aksin rrugor Ballsh-Patos, makina e tij gjatë një frenimi të shpejtë ka përplasur një makinë tjetër.
Në atë moment, nga makina kanë dalë dy persona, të cilët pa asnjë sqarim kanë ushtruar dhunë mbi gazetarin. Familjarët e kanë denoncuar sulmin në policinë e Fierit si dhe në News 24.
I ati rrëfen për News 24 se ka qenë ai shofer në makinë, ndërsa gazetari i dhunuar ka qenë pasagjer. “Personat që ushtruan dhunë ishin të veshur civil. Pa asnjë lloj sqarimi kanë ardhur tek makina jonë dhe kanë filluar të godasin me grushte djalin, më pas e kanë tërhequr zvarrë dhe as vetë nuk e di si j´ua kam hequr nga duart djalin”, sqaron babai i gazetarit.
Ndërsa vetë Aldo, me shenja të freskëta dhune, sqaron se pas grushteve të marra ka rënë pa ndjenja në tokë. “Më goditën me grushte të dy personat dhe nuk mbaj mend asgjë se ç´ndodhi më pas”, deklaroi ai për News 24.
Sipas të atit, njëri prej personave që ka goditur Bregasin ishte polic. Sipas dëshmisë së të atit, gazetari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur ta identifikojë dhunuesin si polic të Gjirokastrës, inicialet e tij janë B. M. Hetimet për ngjarjen e pazakontë vazhdojnë.