E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, makina përplaspër vdekje një kalimtare

KORCE- Një 55 vjecare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korcë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 kur një automjet ka përplasur një kalimtare e cila po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Si pasojë shtetasja Zena Hametlli, e moshës 55 vjece ka gjetur vdekjen nga plagët e marra ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Aleks Xhega.

Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen e rëndë, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje nga ku bënë të ditur se 55 vjecarja ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës e shoqëruar nga mbesa e saj 10 vjecare kur është përplasur nga makina me targa KO 5101 A që udhëtonte me shpejtësi.

Mësohet se vajza e vogël ka mundur të shmangë përplasjen duke vrapuar e duke dalë në anën tjetër të rrugës e padëmtuar. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›