Nju Jorku përkujton nesër 11 Shtatorin

Nju Jorku do të zhvillojë homazhe nesër për viktimat e atentateve të 11 shtatorit 2001 me të njëjtin ritual përkujtimor që zhvillohet çdo vit, në vendin "Ground Zero", ku rindërtimi ka mbetur i paralizuar.
Tetë vjet pas sulmeve terroriste kundër ''World Trade Center'' (WTC), emrat e 2 752 viktimave do të përmenden një nga një gjatë ceremonisë së organizuar që prej tetë vjetësh në vendin ku ngriheshin gradaçelat prej 170 katesh. Sërish do të mbahen disa minuta heshtje rreth orës kur avioni i parë u përplas me kullën e parë, dhe më pas kur avioni i dytë goditi të dytën dhe menjëherë për të shënuar shembjen e së parës dhe më pas të gradaçelës së dytë.
Këtë vit, emrat e viktimave do të lexohen nga të afërmit dhe nga vullnetarët. Në mbrëmje do të ndizen 88 pishtarë në kujtim të operacioneve të shpëtimit.
Megjithatë, më shumë se sa ceremonitë rituale pothuajse të pandryshueshme, ekziston problemi i rindërtimit të pambarueshëm të grataçelave që qëndron në qendër të të gjithë polemikave dhe kriza që prej 2008-s nuk ka ndihmuar në përshpejtimin ritmit.