E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri e re levizjeje ne Gjermani - polaket druajne brain drain

Nje kurs fillestar per te rritur. 4 gra dhe 3 burra ulen te perqendruar ne nje rreth. Ne dore mbajne nje te gjithe librin Gjermanisht per te gjithe. Me mundim ata perpiqen te formojne fjali ne gjermanisht

Agnieszka vendos e nervozuar syzet dhe psheretin. Ne fakt ajo do te kishte preferuar te mesonte anglisht. Anglisht ajo ka mesuar dikur ne shkolle. Por kontabilistja e di ajo duhet tia dale mbane. Ne fund te fundit familja e saj ka vendosur te shperngulet ne Gjermani

Im shoq punon qe prej tashme tri vjetesh si inxhinjer jo larg Wolfsburgut. Ne kemi dy femije. Ne duam te jetojme se bashku ne Gjermani. E qarte Gjermanine e zgjodhem per arsye financiare. Atje mund te fitosh me shume para dhe sherbimet sociale jane me te larta se ne Poloni. Shpresoj qe kur te jem ne gjendje te flas mire gjermanisht te gjej edhe une nje vend pune.

Bartek Grundniewski i cili ulet prane Agnieszkas pohon duke tundur koken. Edhe ai do te vije ne Gjermani. Informaticieni eshte i sigurte se do te gjeje nje pune te mire ne Gjermani.

Te njohurit e mi qe tani po kerkojne pune per mua. Dhe po te marre ndonjeri javen e ardhshme ne telefon dhe te thote une kam gjetur nje vend te mire pune per ty atehere une shperngulem menjehere se bashku me gruan time dhe femijen tim.

Dy pjesemarresit e kursit te gjuhes duan te perfitojne qe pa u hapur tregu i punes ne Gjermani. Nga frika e konkurences qe kercenon nga vendet me paga te uleta Gjermania pati vendosur pas anetaresimit te Polonise ne vitin 2004 qe ta kufizonte lirine e levizjes se punemarresve nga shteti lindor. Por ky rregull lejohej qe ne te gjithe BE te qendronte ne fuqi vetem shtate vjet

Sipas vleresimeve cdo vit ne Gjermani do te emigrojne 100.000 deri 400.000 polake thote Agnieszka Gmaj nga Qendra e Marredhenieve Nderkombetare ne Varshave. Por eksperta e migracionit druhet se numri mund te jete edhe me i madh. Gjermania ka qene gjithmone vend i preferuar per emigrantet polake te punes

Ne Gjermani jetojne dhe punojne tashme shume polake rreth gjysme milioni gjysma legalisht dhe gjysma ilegalisht. Prandaj kur te kerkojne pune polaket do te mbeshteten nga te njohurit te afermit ose familja e tyre. Ne kete menyre vendimi per ta do te jete me i lehte per te shkuar ne Gjermani. Por une mendoj megjithate se do te jene me pak akademike qe do te emigrojne ne Gjermani por para se gjithash artizane dhe infermiere.

Autor Justyna Bronska / Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›