Liria Ekonomike/Shqiperia mbi vendet e BE e 48-a nga 179 vende te botes

Shqiperia fiton terren te ndjeshem persa i takon lirive ekonomike ne vend duke u renditur e 48-a nder 170 vende te ndryshme te botes. Ne rang listen e publikuar per vitin 2010-e Shqiperia renditet perkrah disa prej vendeve te bashkimit Evropian por edhe le pas shume te tjera sic mund te permenden Franca Italia Greqia Slovenia Bullgaria Rumania Portugalia dhe Polonia. Keto vende anetare te Bashkimit Evropian dhe te vleresuara me demokraci te konsoliduar persa i takon lirive ekonomike qendrojne shume pike pas Shqiperise. Sipas ketij raporti Shqiperia u rendit mjaft lart per shpenzimet Taksat dhe Sipermarrjen. Nderkohe qe ne te njejtin nivel dhe me nuanca permiresimi jane vleresuar edhe kategorite e tjera si mbrojtja e te drejtave te Prones liria e Tregtise Nderkombetare dhe ne Sistemin Ligjor. Raporti i ketij viti perfshin gjithashtu studime te reja qe analizojne ndikimin e mundshem te recesionit global ne nivelin e lirise ekonomike. Sugjerohet se liria ekonomike mund te pesoje renie ne afat-shkurter si pasoje e krizes por ne nje periudhe afat-gjate liria ekonomike ka nje prirje te rritet pas nje krize bankare. Raporti i ketij viti tregon se liria ekonomike pesoi renien e pare globale ne nje cerek shekulli. Ne vend te pare ne kete raport te lirise ekonomike renditet Hong Kongun i ndjekur nga Singapori e me pas Zelanda e Re. Ne baze te raportit vjetor per Lirite Ekonomike 2010-te Shqiperia konfirmohet keshtu si vendi me adekuat porsa i takon zhvillimit te biznesit dhe rritjes se mireqenies sociale. Ne nje shoqeri ekonomikisht te lire individet jane te lire te punojne prodhojne dhe konsumojne dhe njeherazi te investojne te drejta te garantuara keto nga shteti dhe te pafrenuara. Ne shoqerite ekonomike te lira ku ben pjese edhe Shqiperia qeveria miraton punesimin lejon levizjen e lire te kapitalit dhe mallrave garanton investimin afatgjate si edhe mbron lirine e zhvillimit te biznesit dhe investimit. Vetem per vitin 2010-te Shqiperia ka fituar 3 pozicione ne renditjen boterore te Lirise Ekonomike. Ne kete sens Shqiperia perfiton nje shtyse te rendesishme duke u konfirmuar si nje vend adekuat per zhvillimin e biznesit dhe thithjes se investimeve te huaja.
...