E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mban fjalimin ne Nju Jork Shqiperia vendi me terheqes per investimet e huaja

22-09-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Ne fjalimin e mbajtur ne samitin e 65-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se fale reformave dhe forcimit te shtetit ligjor Shqiperia ia ka dale te kthehet ne vendin me terheqes per investime dhe zhvillimin e biznesit. Gjate fjales se mbajtur para qindra personaliteteve te vendeve te ndryshme te botes kreu i qeverise shqiptare prezantoi kursin e reformave te ndermarra duke e vene theksin tek reformat ekonomike lufta kunder korrupsionit fenomen per te cilin sic tha kryeministri eshte armiku me i eger i shoqerive te lira. Reformat e thella jane ndermarra gjate ketyre viteve ne Shqiperi ne luften pa kompromis kunder korrupsionit. Keto reforma kane arritur suksese. Per mua kusht vendimtar per Sfidat e Mijevjecarit eshte lufta kunder korrupsionit. Ky eshte sot armiku me i keq i njerezve. Une besoj se kjo lufte ka bere qe te dyfishohen te ardhurat buxhetore. Ka bere qe reformat ta ktheje Shqiperine ne nje vend te sigurte ne evrope dhe vend terheqes per invesvestimet e huaja. Une ftoj bizneset tuaja te vijne dhe te investojne ne Shqiperi- u shpreh ne fjalen e tij kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›