E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e eliminon KEK-un

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 19:41

Liria është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi të mërkurën në Kastriot e mposhti KEK-un me rezultat 1:2.

Rafet Mullallari ka qenë hero i fituesit aktual të Kupës së Kosovës, pasi ka realizuar dy gola; njërin në pjesën e parë dhe tjetrin në të dytën nga penalltia, derisa goli i Pajtim Hotit, i realizuar në pjesën e dytë, ishte i pamjaftueshëm për ‘elektricistët’ për ta evituar eliminimin nga e teta e finales së këtij evenimenti prestigjioz.

Përpara ka ecur edhe kryesuesi i Superligës, Prishtina, e cila nuk hasi në ndonjë problem për ta eliminuar Artakollin e pafuqishëm. Flamurtari e ka mposhtur bindshëm Drenicën 4:0, ndërsa aspak më lehtë nuk pësoi as Lepenci, i cili ishte ‘viktimë’ e Besës.

Përballja dramatike e zhvilluar në Gjilan i ka takuar ekipit Vjollcë, i cili e mposhti Trepçën ’89 vetëm pas vazhdimeve. Një tjetër skuadër nga Liga e Parë që e siguroi një vend ndër tetë skuadrat më të mira ishte edhe Ulpiana, që ishte më e mirë se Hajvalia 1947. Dy ndeshjet e fundit të së tetës së finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohen të enjten.

Kupa e Kosovës - Rezultatet
Prishtina-Artakolli-4-0
KEK-u-Liria-1-2
Ulpiana-Hajvalia 1947 - 3-0
Besa-Lepenci - 6-0
Flamurtari-Drenica - 4-0
Gjilani-Trepça 89 - 3-2

E enjte
Ferizaj-Ballkani
Vëllaznimi-2.Korriku

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›