E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal mbetet në Bayern

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 20:43

Louis van Gaal nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Për këtë ka siguruar presidenti i klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge, pas humbjes dramatike nga Inter në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

“Rezultati i mbrëmshëm ishte një goditje në zemër. E paguam pazotësinë tonë në pjesën e parë. Tash do të koncentrohemi në Bundesliga. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e thjeshtë, por duhet ta shpëtojmë atë që na ka mbetur. Van Gaal mbetet me ne”, theksoi Rummenigge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›