E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria e shtypit, gazetarët në shënjestër të politikës dhe kriminelëve

Më shumë se 2000 gazetarë kanë vdekur gjatë 20 viteve të fundit gjatë kohës që kanë qenë në detyre e shumica prej tyre janë vrarë. Kështu nis materiali i botuar në faqen e internetit të Deutsche Welles, lidhur me zhvilimet në botën e mediave në mbarë botën, pikërsiht në ditën e lirisë së shtypit. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë është rritur numri i gazetarëve të vrarë.

Prej 3 majit 1994, kur është shënuar për herë të parë dita e lirisë së shtypit, në detyrë kanë vdekur më shumë se 2000 gazetarë dhe bashkëpunëtorë të mediave. Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë vrarë 24, gati të gjithë në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Të paktën tre gazetarë të vrarë për një muaj - kjo është mesatarja", thotë Maria Salazar Ferro, nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, e cila heton secilin rast të vdekjes së gazetarëve.

Ka raste kur vriten në detyrë gazetarë të njohur, si fotogratët Tim Hetherington dhe Chris Hondros, të cilët u vranë me 20 prill në Misrata të Libisë, por gati 90 për qind e viktimave janë gazetarë vendorë. Analistët thonë se Gazetarët vriten për shkak të raportimeve të tyre . "Shumica e madhe, të paktën 70 %, vriten si hamarrje për shkak të kritikave dhe raportimeve të tyre kritike", thekson Maria Salazar Ferro.

Komiteti ka hulumtuar vrasjen e 861 gazetarëve. 39 % janë vrarë për shkak të hulumtimeve të temave politike, 34 % kanë raportuar për luftërat dhe konfliktet, 21 % për aferat korruptive, ndërsa 14 për qind për krimet dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

"Shumica e vrasësve nuk kapen kurrë, sepse qeveritë nuk janë të interesuar për zbardhjen e rasteve. Qeveritë ose janë të përfshira vetë në këto vrasje, ose rastet nuk janë të rëndësishme për to. Mungesa e dënimeve për vrasjen e gazetarëve është bërë gati si rregull", thotë ajo.

Rajonet më të rrezikuara në botë janë Azia dhe Amerika Latine dhe lindja e mesme. Ndërsa vendet më të rrezikshme për gazetarët janë në 10 vitet e fundit Iraku, Filipinet, Algjeria, Rusia dhe Kolumbia. Gati 90 % e vrasjeve të gazetarëve mbeten të pazbardhura.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar para pesë vitesh rezolutën 1738 me të cilën bëhet thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në situatat e konflikteve, por deri më sot nuk ka sanksione për mosrrespektimin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›