E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW: Të hiqen dënimet me vdekje për sheitët në Bahrejn

Organizata Human Rights Watch u ka bërë thirrje autoriteteve në Bahrejn, që të heqin dënimet me vdekje dhe burgim të përjetshëm të gjyqeve ushtarake ndaj sheitëve, për vrasjen e dyshuar të dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

HRW tha se gjykimi i shtatë të akuzuarve, katër prej tyre janë dënuar me vdekje, ka zgjatur më pak se dy javë.

Ata janë civilët e parë të dënuar në gjyqet speciale ushtarake, të krijuara pas goditjes kundër protestave të udhëhequra nga sheitët, që kërkonin reforma demokratike.

Sipas autoriteteve, katër policë ishin vrarë në muajin mars, pasi ishin goditur nga automjetet gjatë protestave.

Organizata tjetër, Amnesty International, javën e kaluar, kishte kërkuar nga Bahrejni, që të bllokoj ekzekutimet.

Gjithashtu javën e kaluar, një zyrtar i Bahrejnit tha se 405 të arrestuar ishin dërguar në gjykata ushtarake, ndërsa 312 të tjerë ishin liruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›