E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike, Shqipëria renditet e 57-ta

Shqipëria renditet e 57-ta në indeksin e lirisë ekonomike të botës për vitin 2009. Kështu thuhet në raportin vjetor 2009 të Lirisë ekonomkie të Botës. Sipas këtij raporti Shqipëria duhet të përmirësojë pozitën e saj si rezultat i masave të qeverisë ndaj ndikimit të recesionit global. Njoftimin ebën Qendra Shqiptare për kërkime Ekonomike (ACER)e cila thekson se Shqipëria vitin e kaluar u rendit në vendin e 65-të.
Raporti i këtij viti përfshin gjithashtu studime të reja që analizojnë ndikimin e mundshëm të recesionit global në nivelet e lirisë ekonomike. Në raport sugjerohet se liria ekonomike mund të pësojë rënie në afatee të shkurtra si pasojë e krizës porn ë një periudhë afat gjate liria ekonomike ka një prirje pas një krize bankare.

"Liria Ekonomike është mjaft e rëndësishme për garantimin e prosperitetit dhe reduktimin e varfërisë, ndaj një gjykim se ajo që mund të rritet në një afat të gjatë pas një krize financiare përbën një lajm të mirë" theksoi Dr. Zef Preci, drejtor i Qendërs Shqiptare për kërkime Ekonomike (ACER).
Shqipëria vlerësohet në komponentët kryesorë të lirisë ekonomike si për madhësinë e qeverisë e ndryshuar në 8.8 nga 8.07 krahasuar me raportin e mëparshëm, për strukturat ligjore dhe garantimi it ë drejtave të pronës, në sektorin monetary, në lirinë e tregëtisë ndërkombëtare dhe nga rregullimi ligjor i kredisë, tregut të punës dhe biznesit.
Por me gjithë përparimin e shënuar në raport Shqipëria ka një rugë të gjatë për të bërë në konsolidimin dhe përmirësimin e lirisë ekonomike dhe ën veçanërisht në garantimin e një rritjeje ekonomike të qëndryeshme thuhet në raport
Raporti vjetor i Lirisë Ekonomike në Botë i rishikuar nga ekspertë është përgatitur nga Instituti Fraser në Kanada në bashkëpunim me institutet e pavarura në 75 shtete dhe territore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›