Shkodër, ndahet nga jeta muzikanti i njohur Nazmi Lishi
Është ndarë sot nga jeta pas një një sëmundjeje të rëndë në moshën 59- vjeçare një nga artistët më në zë të qytetit të Shkodrës, muzikanti i njohur Nazmi Lishi.
Mjeshtri i fizarmonikës shkodrane dhe më gjërë, Nazmi Lishi ishte pjesë e një familje me tradita në fushën e artit dhe të sportit. Hapat e parë të karrierës i hodhi në ish- klubin e rinisë "Heronjt e Vigut", ndërkohë që kulmet e karrierës i arriti në skenën e Teatrit "Migjeni", ku drejtoi për shumë vite me radhë orkestrën e këtij teatri.
Vlerat e kompozitorit, fizarmonicistit dhe drejtuesit të formacioneve të ndryshme orkestrale janë shfaqur edhe në pjesëmarrjen e tij në shumë aktivitete artistike ndërkombëtare.
Për vlerat dhe kontributin e madh që dha në fushën e muzikës, një vit më parë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka nderuar Nazmi Lishin me titullin "Mirënjohja e Qytetit".