E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama në Wall Street: Duhen rregulla të reja në sistemin bankar

Presidenti Barak Obama po mban një fjalim në Wall Street. Në fjalimin e tij Presidenti Obama thekson se duhen rregulla të reja në sistemin bankar. Obama tha se këto rregulla duhet të zhvilloheshin për të shmangur mbytjen e ideve të reja. Ai shtoi se shpejtësia me të cilën disa në industrinë financiare iu ishin kthyer rrugëve të vjetra, theksonte nevojën për ndryshime tani. Gjithashtu presidenti Obama u shpreh se stuhia financiare e dy viteve të kaluara "ka filluar të qetësohet" duke shtuar se ende ekziston nevoja për ndihmën e qeverisë në stabilizimin e sistemit financiar.
Ai po ashtu tha se nuk mund të ketë kthim prapa për sjelljen e papërgjegjshme dhe të pakontrolluar që sipas tij ishin "në zemër të krizës finnciare".
Fjalimi presidentit Obama në Nju Jork vjen një vit pas rrënimit të bankës së njohur të investimeve Lehman Brothers, prova më domëthënëse e fillimit të krizës financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›